Bota

Sulmi në Liban / Hezbollahu zotohet që do të hakmerret ndaj Izraelit: Do të japë llogari!

Nga Gazeta 'Si'- Shpërthimet masive të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut në Liban kanë shkaktuar shumë pikëpyetje se si kanë ndodhur.

Lëvizja islamike libaneze Hezbollah ka konfirmuar se do të “vazhdojë” operacionet e saj në Gaza, pavarësisht shpërthimeve të bombave të ndodhura më herët dhe u zotua që do të hakmerret ndaj Izraelit.

Shpërthimi që ndodhi njëkohësisht në të gjithë Libanin, vrau nëntë njerëz dhe plagosi afro 2800, duke përfshirë qindra anëtarë të lëvizjes libaneze të mbështetur nga Irani.

Izraeli nuk i komentoi shpërthimet, të cilat ndodhën në bastionet e Hezbollahut disa orë pasi Izraeli njoftoi se vendi po zgjeronte në kufirin e tij verior me Libanin, objektivat e luftës kundër Hamasit palestinez në Rripin e Gazës.

Një burim i afërt me Hezbollahun shpjegoi dje, se “qindra anëtarë” të lëvizjes “u plagosën nga shpërthimi i njëkohshëm i lidhjes së telefonave të tyre” në periferitë jugore të Bejrutit, Libanin jugor dhe Luginën lindore Bekaa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë