Nga Gazeta 'Si'- Luftime të ashpra janë duke vijuar të ndodhin mes forcave ukrainase dhe atyre Ruse. Media ruse Tass raporton se një sulm i madh me dron është arritur të eliminohet teksa kishte si synim të godiste qytetin rus Toropets në rajonin e Kurskut.
Sipas medias ukrainase po sulmonin me 2 raketa dhe 27 dronë, por që u shkatërruan në ajër dhe nuk ka pasur persona të lënduar.
Ukraina gjithashtu ka kryer sulme me dron në rajonin Tver të Rusisë. Autoritetet pas sulmeve evakuuan menjëherë banorët.
Guvernatori i qarkut tha se situata është nën kontroll dhe se ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll zjarret. Nga ana tjetër po sipas guvernatorit të qarkut mbrojtja ruse arriti të ndalojë një sulm tjetër masiv me dron në qytet nga forcat ukrainase.
Megjithatë shkollat dhe kopshtet janë pezulluar për sot në pjesë të rajonit Tver të Rusisë, njoftuan sot zyrtarët.
Në anën tjetër, Rusia ka kryer sulme në Zaporizhzhia të Ukrainës duke lënë të vdekur 2 persona dhe 5 të tjerë të plagosur.
Governatori Ivan Fedorov ka konfirmuar sulmet duke thënë se ekipet e shpëtimit janë duke punuar për t’u ardhur në ndihmë personave që dyshohen se mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.