Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Niko Peleshi, i cili pak ditë më parë u shpreh se do të kërkonin mendim në Venecia jo për rastin Xhaçka por për rastet e tjera pas saj, të hënën e vlerësoi të drejtë vendimin e mazhorancës për ta çuar rastin në fjalë për mendim në Venecia. Për Peleshin zbatimi i vendimit të Kushtetueses ishte zbatuar sa kohe që Kuvendi kishte ndjekur te gjitha hallkat. Sa i përket detyrimit, ai e sheh me lart vendimin e deputetit sesa asaj te Kushtetueses.
“Ne e zbatuam vendimin e Kushtetueses sa i përket futjes në seancën plenare në seancën e parë dhe menjëherë u vendos, u zbatua vendimi për ta trajtuar në seancë, është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit abstenim dhe kundër, shprehje e paqartësisë. Të gjitha palët janë në të drejtën e tyre, e drejta e deputetit për të vendosur vetë, e drejta e zbatimit se cila është e para, ku fillon zbatueshmëria me shumë të drejtë e vlerësoj vendimin e duhur dhe të mençur për ta çuar në komisionin e Venecias.
Do të na vlente për të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese që do të kalojnë në seancë. Vijoj të mos e pranoj që është kundërshtim i Gjykatës Kushtetuese, ne vendimin e kemi trajtuar me seriozitetin që i takon, ashtu siç e kërkon ky vendim. Çfarë na këshillon Komisioni i Venecias do ta zbatojmë”, tha Peleshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.