Politike

Votimi në Kuvend për çështjen Xhaçka, delegacioni i BE: Nuk është një hap në drejtimin e duhur

“Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”. Këtë përgjigje i dha A2 CNN delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë për votimin e djeshëm në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës.

Në reagimin e tij delegacioni i BE shpreh shqetësimin për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk janë zbatuar nga Parlamenti.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023)”, ka thënë BE në reagim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë