Nga Gazeta ‘Si’-Mijëra njerëz dolën mbrëmjen e kaluar në rrugët e Izraelit për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe kundër kryeministrit Netanjahu, i cili sipas shumë prej tyre nuk ka bërë sa duhet për këtë çështje.
Sipas organizatorëve, vetëm në Tel Aviv dolën në protestë mbi 500 mijë banorë, teksa protestohej në të njëjtën kohë dhe në Jerusalem, Haifa dhe Kfar Saba, Beersheba, Netanya dhe Rishon Lezion.
Nëse shifrat vërtetohen atëherë kemi të bëjmë me tubimet më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Izrael, gjë që trondit në themel kryeministrin Netanjahu dhe qeverinë e tij dhe i detyron ata të shkojnë drejt një marrëveshje me Hamasin për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.
Incidente të vogla shoqëruan manifestimet në disa qytete, ku policia arrestoi dhjetëra protestues në Tel Aviv të cilët tentuan të bllokojnë hyrjen në autostradën e Ayalon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.