Nga Gazeta ‘Si’ - Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Sipas mediave serbe, gjatë kësaj bisede është folur për çështje rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të procesit të Berlinit.
“Një bisedë e shkëlqyer dhe shumë produktive me kancelarin Scholz për çështje kyçe me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë. Shkëmbyem mendime për çështjet rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të Procesi të Berlinit.” – ka thënë Vuçiç.
Gjithashtu ai ka deklaruar se kanë biseduar edhe për nevojën në rritje për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike në rajon për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe “veçanërisht për promovimin e lidhjeve ekonomike dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.