Bota

Sulm me armë zjarri në një shkollë në SHBA, 4 viktima dhe 9 të plagosur

Nga Gazeta 'Si'- 4 persona raportohen të vdekur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Georgia të SHBA-së, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një person është arrestuar, ka thënë në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Barrow.

Sipas CNN, autori i masakrës është një 14-vjeçar, por nuk dihet ende nëse ishte apo jo nxënës në shkollë. Policia nuk ka dhënë asnjë detaj për autorin e këtij sulmi.

Ndërkohë, një person u transportua me një helikopter mjekësor që kishte zbritur në shkollë.

FBI bën me dije se kishte lajmëruar një vit më parë autoritetet lokale që të kishin në kontroll të miturin, të cilin e kishin marrë në pyetje në lidhje me disa kërcënime në internet për sulme të mundshme.

Në atë kohë, Colt kishte mohuar se fshihej ai pas këtyre kërcënimeve, ku shfaqeshin armë dhe paralajmërime për sulme në shkolla. Ai u arrestua në kampus nga forcat e policisë dhe mësohet se do të ndiqet penalisht si i rritur.

Policia ka identifikuar viktimat si mësuesit Christina Irimie dhe Richard Aspinëall dhe nxënësit 14-vjeçarë Mason Schermerhorn dhe Christian Angulo.

Në një deklaratë, FBI tha se Qendra e saj Kombëtare e Operacioneve të Kërcënimit kishte njoftuar forcat lokale të zbatimit të ligjit në maj 2023 pasi kishte marrë informacione anonime në lidhje me kërcënimet në internet për të kryer një sulm në shkollë në një vend dhe kohë të pacaktuar.

Sherifët intervistuan djalin dhe babain e tij, të cilët deklaruan se “kishin armë gjahu në shtëpi, por subjekti nuk kishte akses të pambikëqyrur në to", tha FBI.

I dyshuari, i cili në atë kohë ishte 13 vjeç, mohoi të kishte bërë kërcënimet në internet dhe zyrtarët paralajmëruan shkollat ​​lokale për monitorimin e vazhdueshëm të kësaj çështje.

Ky është sulmi i 23-të në shkolla në SHBA për vitin 2024, sipas një baze të dhënash të mbajtur nga revista Education Week, e cila numëron 11 të vdekur dhe 38 të plagosur


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë