Bota

Një avion F-16 amerikan i ushtrisë ukrainase rrëzohet gjatë një sulmi rus, humb jetën piloti

Gazeta Si - Një avion luftarak F-16 i prodhuar nga SHBA, i dhënë për ushtrinë ukrainase nga vendet perëndimore, u rrëzua gjatë një sulmi rus.

Piloti, Oleksiy Mes, i njohur si "peshk i hënës", vdiq në përplasjen që sipas ushtrisë nuk u shkaktua nga një gabim, megjithëse për momentin dinamika nuk është rikonstruktuar saktësisht.

Shtabi i Përgjithshëm tha se ndërsa disa avionë F-16 po i afroheshin objektivit, komunikimi me njërin prej avionëve humbi dhe vetëm më vonë zbuluan se ai ishte rrëzuar në tokë.

Për ushtrinë ukrainase, kjo është një humbje serioze, sepse Mes ishte një nga pilotët e paktë ukrainas të trajnuar për të fluturuar me F-16 të furnizuar nga vendet perëndimore dhe që mbërritën në Ukrainë vetëm në fillim të gushtit pas muajsh negociatash.

Të projektuar në vitet shtatëdhjetë, të prodhuara në vitet tetëdhjetë dhe të përditësuar vazhdimisht që atëherë, F-16 janë avionë luftarakë  modernë me shumë role, të afta për të përfshirë objektivat ajrore dhe për të bombarduar objektivat në tokë.

Në zhargon ato përkufizohen si avionë të "gjeneratës së katërt", pra vetëm një hap më pak i avancuar se "gjenerata e pestë", e përbërë nga avionë luftarakë të padukshëm për radarët si F-35.

Deri më tani, forcat ajrore ukrainase kanë pasur në dispozicion vetëm avionë mjaft të vjetëruar të prodhimit sovjetik.

Për këtë arsye, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski i ka kërkuar me këmbëngulje Perëndimit që t'i vërë në dispozicion avionë luftarakë modernë të prodhimit perëndimor si F-16 dhe vetëm së fundmi ai ka arritur të kapërcejë paralajmërimet e aleatëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë