Bota

Bill Clinton mbështet Kamala Harris: Ka vizion dhe përvojë për të udhëhequr SHBA-të

Gazeta Si - “Kamala Harris ka përvojën, vizionin, temperamentin dhe entuziasmin” për të udhëhequr vendin.

Kështu u shpreh ish-presidenti amerikan Bill Clinton, në mbrëmjen e tretë të konventës demokratike në Çikago, Illinois.

Bill Clinton nënvizoi më pas se në zgjedhjet e nëntorit "ne kemi një zgjedhje të qartë: "Ne njerëzit" nga njëra anë dhe "unë dhe vetja ime nga ana tjetër".

Ish-presidenti amerikan, bëri paraqitjen e 12 radhazi në Konventën Demokrate duke vlerësuar Harris dhe sulmuar kandidatin republikan, Donald Trump.

“Tani t’i themi disa gjëra troç. Unë jam shumë i vjetër. Dy ditë më parë mbusha 78 vjeç, njeriu më i moshuar në familjen time për një gjeneratë. E vetmja gjë personale që dua të pohoj është se ende jam më i ri se Donald Trump. Kamala Harris do të punojë për të zgjidhur problemet tona, për të kapur mundësitë dhe lehtësuar frikën tonë. Ajo do të sigurohet që çdo amerikan, pavarësisht se si do të votojnë, do të ketë një shans për të ndjekur ëndrrat e tyre”, tha Bill Clinton, ish-president i SHBA.

Mbrëmjen e kaluar kishte qenë një tjetër ish-president në skenë, Barack Obama, i cili shprehu mbështetjen e tij për Kamala Harris duke thënë: "Po, ajo mundet".

"Nuk kalon asnjë ditë që unë të mos jam mirënjohës për mundësinë që populli amerikan më ka dhënë për të qenë një nga 45 personat që kanë mbajtur këtë detyrë. Edhe në ditët e këqija, ju mund të bëni diçka të mirë që të ndodhë" - shtoi ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë