Bota

‘Nëse Kamala fiton në nëntor, Lufta e III Botërore do të ndodhë’, Trump nis fjalimet pas xhamit antiplumb

Nga Gazeta 'Si' - Pas xhamit antiplumb, i vendosur si masë për të shmangur një atentat siç ndodhi në Pensilvani, Donald Trump nisi të ashpërsojë tonet e fushatës së tij presidenciale në të parin takim publik në natyrë që pas tentativës së dështuar për ta vrarë që u regjistruar muajin e kaluar.

Ish-Presidenti shpërtheu me deklarata të forta kundër rivales Kamala Harris në tubimin e mbajtur në Karolinën e Veriut, të cilësuar si një nga shtetet kyçe në garën Presidenciale. Ai e akuzoi zv/presidenten demokrate se i përket "të majtës radikale", duke parashikuar se amerikanët do të humbasin miliona vende pune menjëherë pas fitores së saj.

"Kursimet tuaja të jetës do të zhduken”, i tha turmës 78-vjeçari, duke vijuar më pas me të gjitha fatkeqësitë e tjera që ai beson se fitorja Harris do të sillte, përfshirë këtu edhe fundin e botës.

“Në të gjithë botën, kundërshtarët tanë e dinin se nuk mund ta merrnin Amerikën si të mirëqenë kur unë isha kreu i forcave të armatosura. Por nëse Kamala fiton në nëntor, është praktikisht e sigurt se Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë”, deklaroi Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë