Bota

Të shtëna me armë zjarri në një gjimnaz në Bosnjë. Tre të vrarë dhe një i plagosur

Nga Gazeta 'Si' - Tre persona raportohet se kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një gjimnaz në Bosnje Hercegovinë.

Mediat vendase raportojnë se një person hapi zjarr në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.

Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike. Ndërkohë mes viktimave është edhe drejtori i shkollës.

Sipas informacioneve jozyrtare, autori i të shtënave dyshohet se është një ndihmës në Shkollën e Mesme, i cili ka hyrë në mbledhjen e mësuesve dhe ka nisur të qëllojë drejt tyre, raporton Liberation.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë