Nga Gazeta 'Si'- Një anije 50 metra e gjatë me 22 persona në bord është mbytur mëngjesin e së hënës pranë brigjeve të Palermos në Itali pasi është goditur nga një tornado.
Sipas mediave italiane, deri tani roja bregdetare ka arritur të shpëtojë 15 persona, ndërsa vijojnë kërkimet për 7 të tjerë që ndodheshin në anije. Mes të shpëtuarve është edhe një foshnjë.
Anija mbante flamurin anglez, ndërsa personat në bord ishin kryesisht nga Anglia, nga Zelanda e Re, një nga Sri Lanka, dy anglo-francezë dhe një irlandez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.