Bota

Sondazhi i ‘Nyt’: Kamala Harris fiton pikë në disa shtete falë të rinjve, afro-amerikanëve e hispanikëve

Gazeta Si - Kamala Harris konsolidon përparimin e saj ndaj Donald Trump në katër shtete luhatëse të rajoneve të ashtuquajtura “Brezi i Diellit” (shtetet jugore të vendit nga Lindja në Perëndim të SHBA-së) falë të rinjve, afrikano-amerikanëve dhe hispanikëve.

Sipas një sondazhi të ri të "New York Times"-Siena College, zëvendësja aktuale e Bidenit, kryeson në Arizona (50% deri në 45%) dhe është “kokë më kokë” me kundërshtarin e saj në Karolinën e Veriut (49% me 47%), ku miliarderi fitoi në 2020 dhe Nevada (47% në 48%), ndërsa kandidati republikan është përpara në Xhorxhia (50% në 46%).

Sot, sipas Cohn, numrat duken përsëri "normalë" dhe rruga drejt shteteve në “Brezin e Diellit” është kthyer në favor për Harris.

Jo vetëm që rezultatet kryesore ngjajnë me ato të zgjedhjeve të fundit, por shumë nga modelet e pazakonta demografike të krahasimit Biden-Trump janë zhdukur.

Kamala ka një avantazh 84-11 midis votuesve me ngjyrë në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut, dy shtetet kryesore, ku votuesit afrikano-amerikanë përbëjnë pjesën më të madhe të elektoratit.

Askujt nuk do t'i kishte rënë në sy një rezultat si ky një ose dy vjet më parë, por është një përmirësim i rëndësishëm krahasuar me epërsinë 74-17 të Bidenit në maj në Xhorxhia dhe epërsinë e tij 74-18 në pesë sondazhet e fundit kombëtare të kryera për fushatën e tij nga “Neë York Times”..

Harris gjithashtu mori një epërsi të qartë midis votuesve të rinj dhe hispanikë. Latinët i japin asaj epërsi 54-40 në Arizona dhe Nevada, dy shtetet e luhatshme ku votuesit hispanikë përbëjnë pjesën më të madhe të elektoratit, nga epërsia e ngushtë e Bidenit 47-43 në maj.

Situata është e ngjashme midis votuesve të rinj (nga 18 deri në 29 vjeç), të cilët i japin Kamalës një epërsi 55-39 në të katër shtetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë