Bota

Kolonët izraelitë sulmojnë qytetet në Bregun Perëndimor, vritet një palestinez (Video)

Gazeta Si - Si kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ashtu edhe presidenti Yitzhak Herzog, kanë dënuar ashpër dhunën e kryer nga kolonët e maskuar që u vunë zjarrin shtëpive dhe makinave në një qytet të Bregut Perëndimor, duke shkaktuar vdekjen e një palestinezi.

Zyra e kryeministrit synon ta shohë incidentin si të "rëndë", por i cilëson veprimet si një përpjekje për të luftuar terrorizmin në vetvete.

Zyra e Natanjahut njoftoi më pas se "përgjegjësit do të kapen, do të gjykohen dhe do të dënohen". Kështu shkruan “Times of Israel”.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka "dënuar fuqishëm" sulmin e kolonëve hebrenj në një fshat palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe e quajti këtë dhunë një "pogrom". "Unë e dënoj fuqishëm pogromin sonte në Samari", shkroi Herzog në një mesazh në rrjetin “X”, duke përdorur emrin e provincës biblike që korrespondon me Bregun Perëndimor verior.

“Pogrom” është një term që i referohet një kryengritjeje të dhunshme popullore të drejtuar kundër një pakice etnike ose fetare.

Forcat e armatosura izraelite, IDF, kanë njoftuar se është arrestuar një civil izraelit që mori pjesë në sulmin "serioz" të kryer në fshatin palestinez Jit.

I dyshuari është dorëzuar në polici. Ushtria tha gjithashtu se po heton vdekjen e një palestinezi gjatë sulmit dhe ka nisur një hetim të përbashkët me policinë dhe Shin Bet, shërbimi i sigurisë së brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë