Bota

Më shumë se 40,000 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar, nuk ka më vend për varre  

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka njoftuar se 40,005 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi vitin e kaluar.

Ministria tha se 92,401 palestinezë ishin plagosur. Shumica e viktimave janë civilë, megjithëse ministria e shëndetësisë e Gazës nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve në shifrat e saj.

Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 40,000 dhe mijëra të tjerë ende nuk janë numëruar

AP raporton se ndërsa numri i të vdekurve kalon 40,000, morgjet dhe varrezat e Gazës janë plot.

Familjet, duke ikur vazhdimisht për t'i shpëtuar ofensivave, i varrosin të vdekurit e tyre kudo që të jetë e mundur: në oborret e shtëpisë dhe parkingjet, poshtë shkallëve dhe përgjatë rrugëve, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve dhe pamjeve video. Të tjerët qëndrojnë nën rrënoja dhe, familjet e tyre nuk janë të sigurta se do të numërohen ndonjëherë.

Shtresat e varreve janë shtuar  thellë nën tokë në një varrezë të fryrë të Gazës, ku Sa'di Baraka kalon ditët e tij duke bërë vend për më shumë të vdekur. "Ndonjëherë ne bëjmë varre mbi varre," tha ai.

Baraka dhe grupi i tij i varrmihësve vullnetarë në varrezat Deir al-Balah fillojnë me lindjen e diellit, duke gërmuar llogore të reja ose duke rihapur ato ekzistuese. Të vdekurit ndonjëherë mund të vijnë nga kilometra larg, zona të Gazës ku varrezat janë të shkatërruara ose të paarritshme..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë