Bota

Dënohet me 12 vjet burg në Rusi se dhuroi 50 dollarë për Ukrainën  

Një ruso-amerikane është dënuar me 12 vjet burg në Rusi për dhurimin e pak më shumë se 50 dollarëve për bamirësi në mbështetje të Ukrainës

Një gjykatë ruse dënoi sot një ruso-amerikane, Ksenia Karelina, me 12 vjet burg me akuza për tradhti, tha agjencia e lajmeve Interfax, raportoi Reuters.

Akuza kundër Karelinës bazohej në një donacion prej pak më shumë se 50 dollarë që ajo bëri për një fondacion që mbështeste Ukrainën.

Khavana, të cilën autoritetet ruse e identifikojnë me emrin e saj të lindjes Karelina, u arrestua në Ekaterinburg në shkurt. Ajo u deklarua fajtore në gjyqin e saj të mbyllur javën e kaluar, thanë raportet e lajmeve.

Thuhet se Khavana mori nënshtetësinë amerikane pasi u martua me një amerikan dhe u transferua në Los Angeles. Ajo ishte kthyer në Rusi për të vizituar familjen e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë