Ngjarje

Lufthansa pezullon fluturimet për në Lindjen e Mesme për shkaqe sigurie (deri me 13 gusht)

Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, ka pezulluar fluturimet për në Iran, Izrael, Irak dhe Bejrut në mes të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Bazuar në analizat aktuale të tij të sigurisë, Grupi Lufthansa ka përshtatur sërish shërbimet e tij në Lindjen e Mesme”, tha kompania përmes një deklarate të publikuar më 7 gusht.

“Të gjitha fluturimet për në Aman, Bejrut, Teheran dhe Tel Aviv janë pezulluar deri dhe përfshirë 13 gushtin”.

Lufthansa tha se pasagjerët mund të ndryshojnë datën e biletave që kanë blerë apo t’i anulojnë pa kosto shtesë.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur për shkak të luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë