Ngjarje

Igli Hasani: Pajisja e dokumenteve me vulë apostile bëhet për 24 orë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka njoftuar se  legalizimi i dokumenteve/apostilim bëhet brenda 24 orëve. Mjafton të dorëzosh dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Më pas, sipas tij, ministrja e Jashtme përpunon dokumentacionin për legalizim/apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre.

Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare e të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë