Turqia e ka bllokuar qasjen në platformën sociale, Instagram, njoftoi të premten Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK).
BTK nuk ka shpjeguar arsyet e as sa do të zgjasë kjo ndalesë, e cila pamundëson qasjen edhe në aplikacionin e Instagramit në telefonat celularë.
Ky vendim vjen dy ditë pasi zyrtari turk për komunikim, Fahrettin Altun, e kritikoi Instagramin për, siç tha, ndalimin e postimeve ngushëlluese për vrasjen e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Kjo është thjesht censurë”, tha Altun, drejtor për komunikim në Presidencën e Turqisë, duke thënë se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje në rregullat e saj kur e kishte marrë atë vendim.
Pronarja e Instagramit, Meta, nuk ka komentuar as për ndalesën e as për komentet e Altunit.
Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK) e publikoi vendimin e saj më 2 gusht në uebsajtin e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.