Nga Gazeta ‘Si’- Katër ministrat e rinj të qeverisë u votuan këtë të martë në Kuvend.
Votimi u bë mes tensioneve dhe bllokimit të foltores nga ana e opozitës.
Pavarësisht tensioneve të krijuara, Lindita Nikolla pasi përjashtoi nga seanca Gazment Badhin dhe rrëzoi kërkesën e opozitës për ta zhvilluar seancën e posaçme me debat, nisi me votimin për shkarkimet dhe emërimet e reja në qeverinë Rama 3:
Emërimet e reja
Petrit Malaj u emërua ministër i Financave me:
77 vota pro
2 abstenim
14 vota kunder
Pirro Vengu u emërua ministri i Mbrojtjes me:
77 vota pro
2 abstenim
12 kundër
Ervin Hoxha, u emërua ministri i Brendshëm me:
76 vota pro
2 abstenim
11 vota kundër
Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
78 vota pro
9 kundër
0 abstenim.
Gjithashtu Bledi Çuçi është zgjedhur me 77 vota pro nënkryetar Kuvendi, duke pasuar Ermonela Felajn, ndërsa Elisa Spiropali është emëruar kryetare e Kuvendit, duke pasuar Lindita Nikollën.
Shkarkimet
Shkarkimi i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla;
Shkarkimi i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi;
Shkarkimi i Ministrit të Financave, Ervin Mete;
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.