Politike

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Nuk cenojnë Kushtetutën

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas Presidentit, ndryshimet në Kod janë fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe nga sa pretendoi Lulzim Basha se do ta çonte draftin në Kushtetuese, Begaj nënvizon se ligji është në frymën e kushtetutshmërisë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk ka cenim të barazisë para ligjit

Begaj thotë se ndryshimet bazohen në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe  për pasojë nuk ka vend për të debatuar kushtetutshmërinë e një kriteri të vendosur nga vetë Kushtetuta

Sipas tij, ekzistenca e dy formave alternative, që rregullojnë prurjen në parlament, është përcaktuar në pikën 3 të nenit 64 të Kushtetutës. Ndërsa referuar debatit që solli pikërisht ky proces lista të hapura apo të mbyllura, Begaj thotë se nuk ka tagër  të mbaj qëndrim për vizionet dhe kompromiset politike e ligjore. Ai kërkon gjithashtu që të realizohet sa më parë vota e diasporës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë