Një aktivist i ekstremit të majtë është arrestuar pas sabotimit që shkaktoi përplasjen e trenave me shpejtësi të lartë të premten. Policia franceze tha se rrjetet e fibrave optike të disa operatorëve në gjashtë departamente ishin sabotuar.
Një “sabotim nate” ndaj rrjeteve të fibrave optike të disa operatorëve francezë, si Free dhe Sfr, është kryer mbrëmjen e së dielës në 6 departamente. Parisi, zemra e Lojërave Olimpike, nuk u prek, shpjegoi i njëjti burim, duke shtuar se departamentet e prekura ishin Bouches-du-Rhône, Aude, Oise, Hérault, Meuse dhe Drôme.
Këto veprime vijnë vetëm disa ditë pas sabotimit të disa linjave hekurudhore të shpejtësisë së lartë që shkaktuan kaos në stacione të premten në mëngjes, vetëm disa orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike.
Një aktivist i ekstremit të majtë u arrestua të dielën në një lokacion të hekurudhave franceze SNCF në Oissel (Seine-Maritime), thanë burimet policore të hënën, pas sabotimit që përplasi trenat me shpejtësi të lartë TGV të premten. Ai kishte në automjetin e tij “çelësat për të hyrë në dhomat teknike të SNCF”, një “komplet çelësash universalë” si dhe manuale dhe fletëpalosje të lidhura me ultra të majtën, shtoi i njëjti burim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




