Ngjarje

Pasaporta shqiptare bëhet më e fuqishme, por jo aq sa vendet e rajonit

Nga Gazeta 'SI' - Pasaporta shqiptare është fuqizuar në vitin 2024 dhe mund të aksesojë 123 vende pa vizë. Nga një vit më parë, janë shtuar 5 destinacione dhe është rritur me 5 pozicione në listë duke u renditur e 43-a nga 227 shtete.

Të dhënat e bëra publike nga Indeksi Henley, e rendisin Shqipërinë në fund të vendeve të rajonit, pavarësisht progresit.

Serbia renditet në vendin e 34-të me 140 destinacione, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në vendin e 41 me 128 destinacione. Kosova ka përmirësim të ndjeshëm në renditjeje, nga vendi i 92 një vit më parë, tani renditet në vendin e 63 me 79 destinacione, 37 destinacione më shumë.

Singapori vazhdon të mbajë vendin e parë si pasporta më e fuqishme në botë, ndjekur nga Japonia, Gjermania, Franca, Italia, Spanja etj.

Pasaporta e SHBA-së ka pësuar një rënie të lehtë të fuqisë së saj dhe renditet në vendin e tetë.

Lista mbyllet me Afganistanin, Sirinë dhe Irakun, me pasaportën e të cilave mund të udhëtosh në vetëm 26, 28, 31 shtete respektivisht.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë