Bota

Dorëhiqet drejtoresha e Shërbimit Sekret në SHBA, pas atentatit ndaj Donald Trump

Drejtoresha e Shërbimit Sekret në SHBA, Kimberly Cheatle, ka dhënë dorëheqjen.

Largimi i saj vjen një ditë pas raportimit në Kongres, ku pranoi së Shërbimi Sekret dështoi në rastin e atentatit ndaj Donald Trump 10 ditë më parë.

“Pas ngjarjeve të fundit, ju njoftoj se kam marr vendimin e vështirë që të tërhiqem nga posti i drejtoreshës”, shtoi ajo.

Një ditë më herët, Cheatly dëshmoi para Kongresit amerikan dhe tha se atentati ndaj Trumpit ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë