E diela e 21 korrikut ishte dita më e nxehtë e regjistruar në botë, sipas të dhënave paraprake nga Agjencia e BE-së për Ndryshimet Klimatike Copernicus.
Temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe arriti në 17.09 gradë Celsius të dielën, pak më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur korrikun e kaluar prej 17.08 gradë C.
Valët e të nxehtit goditën pjesë të mëdha të SHBA-së, Europës dhe Rusisë gjatë javës së kaluar.
Copernicus konfirmoi për Reuters se temperatura mesatare ditore, e cila kishte vendosur një rekord vitin e kaluar, duket se ishte tejkaluar të dielën në të dhënat shkencore që datojnë që nga viti 1940.
Vitin e kaluar katër ditë radhazi shënuan rekorde, nga 3 deri në 6 korrik, si pasojë e ndryshimeve klimatike të nxitura nga djegia e lëndëve djegëse fosile, duke shkaktuar nxehtësi ekstreme në hemisferën veriore.
Çdo muaj që nga qershori 2023, 13 muaj radhazi është renditur si më i nxehti në planet që nga fillimi i regjistrimeve, krahasuar me muajt korespondues të viteve të mëparshme, sipas Copernicus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.