Ngjarje

Problemet në sistemet kompjuterike në mbarë botën prekin edhe Aeroportin e Rinasit, vonesa në fluturime

Nga Gazeta Si- Problemet globale në rrjetin e Microsoft kanë prekur edhe aeroportin e Rinasit. Në një njoftim të TIA theksohet se sistemi aeroportit nuk ka probleme, por vonesa mund të ketë në mbërritje dhe nisje.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) konfirmon se sistemet e tij kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga kriza e fundit e sistemeve kompjuterike në mbarë botën.

Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA.

Këshillohet që të gjithë pasagjerët të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës.

TIA mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pasagjerëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Të gjitha fluturimet e disa prej kompanive më të mëdha ajrore amerikane janë anuluar mëngjesin e të premtes për shkak të problemeve të rrjetit të komunikimit. Fluturimet e kompanive janë anuluar të gjitha dhe mbetet ende e paqartë se sa do të zgjasë ky problem.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë