Futboll

Renditja e FIFA-s / Shqipëria ruan pozitat, Kosova humbet pikë

FIFA ka përditësuar mëngjesin e së enjtes renditjen e skuadrave kombëtare. Euro 2024 dhe Kupa e Amerikës kanë bërë që situata me skuadrat të ndryshojë, ndërsa kombëtarja shqiptare vijon të jetë në vendin e 66-të në botë, duke mos ndryshuar pozicion.

Kuqezinjtë kanë humbur 3.91 pikë pas dy humbjeve kundër Italisë dhe Spanjës, si edhe pas barazimit me Kroacinë në Euro 2024. Ndërkohë pas triumfit në Evropian, Spanja merr vendin e tretë duke u ngjitur me pesë pozicione nga renditja e qershorit 2024.

Në krye sërish Argjentina, që pak ditë më parë fitoi Kupën e Amerikës. Franca mbetet e dyta. Ndërkohë Kosova ka humbur një pozicion, duke u renditur në vendin e 106 në botë.

Franca vijon të jetë e dyta pasi arriti në gjysmëfinale të EURO 2024 ndërsa finalistja e mposhtur Anglia renditet e katërta, pasi ka tejkaluar Brazilin në vendin e pestë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë