Gareth Southgate nuk është më trajner i Anglisë. Përmes një njoftimi zyrtarë, federate britanike ka konfirmuar se trajneri 53-vjeçar nuk do të jetë më trajneri i “Tre Luanëve”. Në 8 vitet që drejtoi kombëtaren angleze, Southgate e dërgoi dy herë në finalet e Kampionatit Europian Anglinë, por pa arritur që të marrë trofeun.
Pas finales së 2021 ku Italia fitoi pas goditjes së 11-metërshave, edhe ndaj Spanjës të dielën skuadra e Southgate u mund 2-1 në kohën e rregullt. Kritikat për paraqitjen e Anglisë në këtë Europian ishin të shumta, ndonëse skuadra shkoi deri në finale.
After 102 games and almost eight years in charge, Gareth Southgate has announced he is to leave his role as manager of the #ThreeLions.
— England (@England) July 16, 2024
Drejtuesit dhe trajneri kanë pasur një takim dhe është marrë vendimi për të ndërprerë bashkëpunimin, e tashmë do të nisë një projekt i ri. 53-vjeçari e ka drejtuar 102 ndeshje, duke marrë 64 fitore, 20 barazime dhe 18 humbje. Southgate punonte në Federatën Angleze që nga viti 2011, fillimisht si drejtor i akademisë e më pas si trajner i skuadrës së 21-vjeçarëve para se të merrte drejtimin e ekipit të parë në vitin 2016.
Krahas dy finaleve të humbura në kampionatet europiane, Southgate e udhëhoqi Anglinë dhe në gjysmëfinalet e botërorit të 2018. Trajneri i ri pritet që të caktohet brenda pak javëve, pasi Anglia do të nisë përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që do të nisin në shtator./Supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.