Dy skuadrat fituese të europianit dhe Kupës së Amerikës do të përballen bashkë, në atë që quhet “Finalissima”.
Ndeshja, e cila bashkon skuadrat më të mira nga turnetë e UEFA-s dhe CONMEBOL-it, do të përfshihet sërish në kalendarin e futbollit vitin e ardhshëm, pas edicionit të parë në 2022-in ku Argjentina mposhti Italinë 3-0 në Wembley.
Turneu ka vetëm tre edicione të mëparshme, që ka rifilluar në 2022 pasi u ndërpre në 1993.
Çfarë është Finalissima?
Finalissima është një turne që mbledh së bashku fituesit e turneut të UEFA-s, Kampionatit Evropian, me kampionët nga Amerika, mbajtësit e Kupës së Amerikës.
Luhet si një ndeshje e vetme, me fituesin që merr në shtëpi një trofe të veçantë Finalissima.
Fjala “Finalissima” do të thotë “finale e madhe” në italisht.
Më parë titulli njihej zyrtarisht si Kupa e Kombeve Evropiane/Amerikane dhe më pas Kupa Artemio Franchi, sipas ish-presidentit italian të UEFA-s që e konceptoi idenë.
Spanja është përfaqësuesja evropiane pasi mposhti Anglinë 2-1 në finalen e Berlinit. Ata do të përballen me Argjentinën pasi skuadra e Lionel Messit mundi Kolumbinë 1-0 në kohën shtesë në finalen e tyre të Copa America në Miami.
Edhe pse nuk ka detaje të mëtejshme për datën e Finalissima-s së ardhshme për momentin, gjasat janë që të zhvillohet midis qershorit dhe korrikut 2025. Në vitin 2022, Argjentina dhe Italia u takuan më 1 qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.