Bota

Përplasje mes tifozëve jashtë stadiumit në Greqi, qëllohet me armë! 3 të plagosur, 70 të arrestuar

Një përplasje e përgjakshme me të shtëna mes tifozëve ka ndodhur pasditen e së shtunës jashtë stadiumit në Alexandras Avenue në Greqi, pak para ndeshjes miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka.

Sipas informacioneve të para, për arsye që ende nuk dihen, tifozët janë përleshur me njëri-tjetrin dhe kanë nxjerrë armën duke qëlluar.

Një tifoz ka mbetur i plagosur në këmbë nga të shtënat. Ndërkohë, dy të tjerë kanë mbetur të plagosur njëri në krah dhe njëri në bark, pas përplasjeve fizike. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe më shumë se 70 persona kanë rënë në pranga. Media greke ‘Protothema’ bën me dije se shumë prej të arrestuarve kanë qenë me precedent të mëparshëm kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë