Nga Gazeta ‘Si’-Të paktën tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga shembja e një skele nga fasada e një ndërtese 19 katëshe në periferi të Lozanës, në Zvicër.
Mediat e huaja raportojnë se skela arrinte në një lartësi 60 metra, e si pasojë, ndërtuesit që ishin ngjitur në të ranë.
Policia tha se tre punëtorë u vranë. Nga të plagosurit, katër janë në gjendje të rëndë dhe njëri është dashur të transportohet me helikopter në një spital aty pranë. Ndërkohë pjesa tjetër kanë lëndime të lehta.
“Një ose dy persona janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i policisë Jean-Christophe Soterel për AFP.
Zjarrfikësit mësohet se kanë zhvilluar kërkime nën rrënojat e skelës, ndërsa të tjerë kanë tentuar të stabilizojnë pjesën e mbetur të saj, e cila nuk ka rënë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




