Një video e ish-presidentit Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale.
Teksa Trump ndodhet në një makinë golfi, ai dëgjohet të thotë se “Biden po heq dorë nga gara presidenciale. Do të thotë qe mbetemi me Kamalan”, të cilën Trump e quan më të mirë se Biden, por "patetike".
Ndër të tjera, kandidati për president i SHBA-ve e quan kundërshtarin e tij “një pirg mbeturinash” dhe një “plak”.
Trump dëgjohet të thotë fjalë të mira për presidentin kinez, Xi Jinping duke e cilësuar si "djalë të fortë".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.