Nga Gazeta ‘Si’-Pas një seance maratonë që zgjati dy ditë, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 77 vota pro dhe 22 kundër votuan për qeverinë e re të kryeministrit Hristijan Mickovski.
Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM.
Deputetët e LSDM-së dhe të Majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian u largua nga seanca para votimit.
“Duhet punë projekte konkrete. Këtë e premtoj sërish para jush. Shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe institucionet do të punojnë për ta”, tha Mickovski në fjalimin e parë pas votimit në Kuvend.
Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë se ajo e kaluara. VMRO-DPMNE do të udhëheqë me 15 portofole, 6 ministri janë të VLEN dhe 2 të ZNAM.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.