Bota

Më shumë se një 1 mijë të vdekur për shkak të të nxehtit gjatë pelegrinazhit në Mekë

Gazeta Si - Sipas një vlerësimi të agjencisë franceze të lajmeve “Agence France-Presse” (AFP), këtë vit mbi një mijë njerëz vdiqën gjatë Haxhit, pelegrinazhi i zakonshëm vjetor i besimtarëve myslimanë në Mekë, në Arabinë Saudite.

Shumica e njerëzve humbën jetën për shkak të nxehtësisë së fortë në zonën e pelegrinazhit, sipas burimeve të AFP, kryesisht diplomatë dhe zyrtarë të qeverive të vendeve të origjinës së pelegrinëve.

Një vlerësim i parë u publikua të mërkurën që fliste për të paktën 500 pelegrinë të vdekur.

AFP tha se një vlerësim i ri, bazuar në të dhënat e ofruara nga 10 vende, e çoi numrin e përgjithshëm në 1,081 njerëz të vdekur.

Sipas zyrtarëve sauditë, më shumë se 1.83 milionë myslimanë morën pjesë në Haxh në 2024, (përfshirë më shumë se 1.6 milionë pelegrinët nga 22 vende dhe afërsisht 222,000 qytetarë dhe banorë sauditë), pak më pak se 1.84 milionë në vitin 2023.

Në Mekë, temperaturat i kaluan 50 gradë (temperaturat arritën në 51.8 gradë Celsius në Xhaminë e Madhe të Mekës të hënën, tha qendra kombëtare meteorologjike saudite) dhe numri i të vdekurve nuk është ende përfundimtar: disa vende, në fakt, kanë raportuar një numër të bashkatdhetarëve të zhdukur.

Ditët e fundit, disa dhjetëra viktima ishin raportuar në mesin e besimtarëve të ardhur nga Irani dhe Jordania.

Të pranishmit panë disa njerëz që humbën ndienjat gjatë përpjekjes për të kryer gurëzimin simbolik të djallit.

Të tjerë, duke përfshirë shumë egjiptianë, humbën gjurmët e të dashurve të tyre për shkak të nxehtësisë dhe turmave.

Riadi nuk komentoi numrin e të vdekurve nga vapa gjatë pelegrinazhit, që i kërkohej çdo muylimani të aftë një herë në jetë, megjithatë, qindra njerëz ishin rreshtuar në kompleksin e urgjencës në lagjen Al-Muaisem të Mekës, duke u përpjekur të merrnin informacion për familjarët e tyre të zhdukur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë