Gazeta Si - Të paktën 10 persona, duke përfshirë fëmijë, u plagosën pas të shtënave me armë në një parg në Detroit të shtunën rreth orës 17:00, tha policia.
Autori i dyshuar nuk është arrestuar ende, por policia ka deklaruar se e ka gjetur vendin ku fshihet dhe ka rrethuar pronën. Arma e përdorur është gjetur në vendin e sulmit.
#BREAKING Another video:
— The HbK (@The5HbK) June 16, 2024
8 people shot, including children, at park in Rochester Hills, Michigan.#BreakingNews #Mishigan #Usa #Internationalleaks pic.twitter.com/QkzQT3jTb1
Sipas meideve të huaja, një burrë doli nga një makinë përpara Brooklands Plaza Splash Pad në Rochester Hills, Michigan, dhe qëlloi rreth 30 herë me një pistoletë gjysmë automatike Glock 9 mm, shpjegoi Sherifi i Qarkut Oakland, Michael Bussard gjatë konferencës për shtyp.
Nuk dihet ende nëse ndonjë nga të plagpsurit ka humbur jetën, sipas policisë.
SHBA, një vend me më shumë armë në qarkullim se sa njerëz (rreth 400 milionë), paguan një çmim jashtëzakonisht të rëndë për përhapjen e tyre dhe lehtësinë karakteristike të blerjes, me dhjetëra mijëra vdekje çdo vit ndërsa përpjekjet për të vendosur kontrolle më të forta zakonisht dështojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.