Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka nisur riorganizimin e qeverisë së tij konservatore pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane, në të cilat partia e tij ”Nea Dimokratia” u vendos si forca kryesore politike, pavarësisht se nuk arriti objektivin e caktuar prej 33%, rezultati i zgjedhjeve të mëparshme evropiane.
Për më tepër, konservatorët morën 28% të dielën e kaluar, shumë më poshtë se 40% e mbështetjes që fituan vetëm një vit më parë në zgjedhjet kombëtare.
Siç bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis emëruar ministri i ri i Zhvillimit është Takis Theodorikakos, ndërsa ministrja e re e Punës është Niki Kerameus.
”Dëshira për një ndryshim brenda dy ministrive u motivua nga fakti se rritja e kostos së jetesës është një nga shqetësimet kryesore që ndikoi në votën e grekëve dhe penalizoi qeverinë në qendrat e votimit”, shkruan ”Kathimerini”.
Kostas Tsiaras u emërua ministër i ri i Bujqësisë, Nikos Panagiotopoulos mori postin e ministrit të Emigracionit dhe Azilit, ndërsa Thodoris Livanios u zgjodh si ministër i Brendshëm.
”Është detyra ime të çkodoj mesazhin e votuesve grekë dhe të vazhdoj me veprimet korrigjuese”, deklaroi kryeministri grek për televizionin ”Alpha”, pas rezultateve të zgjedhjeve evropiane. /ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




