Bota

Zhduket avioni ku po udhëtonte zv.presidenti afrikan. Asnjë të dhënë për të dhe 9 pasagjerët e tjerë

Nuk dihet fati i zëvëndëspresidentit të shtetit të Malawi-t dhe 9 personave të tjerë, pasi avioni me të cilin po udhëtonin u zhduk nga radarët.

Shqetësimet u ngritën pasi mjeti fluturues nuk bëri uljen e planifikuar të hënën, sipas zyrës së presidentit.

Avioni Malawi Defense Force, u nis nga kryeqyteti Lilongwe rreth orës 09:17 të mëngjesit me orën lokale, sipas deklaratës së bërë nga zyra e presidentit. Pas nisjes nga kryeqyteti, avioni është zhdukur nga radarët. 

Presidenti i vendit ka urdhëruar tashmë një operacion kërkim-shpëtimi. Mjeti fluturues duhej të ishte ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, në veri të vendit, rreth orës 10.00 me orën lokale. 

Mes pasagjerëve të tjerë janë bashkëshortja e zv.presidentit Saulos Chilima-s, Mary dhe një sërë zyrtarësh.

“Publiku do të njoftohet për çdo zhvillim rreth situatës teksa mbledhim fakte,” tha zyra e presidentit. 

Arsyet që mund të kenë çuar në zhdukjen e avionit nuk dihen ende. Chilima ishte nisur për në varrimin e një ish-ministri të kabinetit Ralph Kasambara, i cili humbi jetën tre ditë më parë. 

51-vjeçari shërben si zv/president i vendit të Afrikës Jugore që në 2014. Ai është i martuar me dy fëmijë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë