Bota

Avioni Majorka-Vjenë goditet nga breshëri gjatë uljes, dëmtohet rëndë pjesa e kabinës

Gazeta Si – Një avion “Airbus A320” i kompanisë “Austrian Airlines” u ul në Vjenë me pjesën e përparme të shpërbërë për shkak të një stuhie breshëri të hasur në fazat e fundit të udhëtimit.

Efekti i fortë i fenomenit metereologjik ka qenë i tillë, sa ka dëmtuar rëndë edhe shtresën e jashtme të xhamit të përparmë, duke “verbëruar” pilotët dhe duke e bërë edhe më të vështirë zbritjen.

Avioni u ul rregullisht në aeroportin austriak, pa probleme për njerëzit. Por riparimet mund të kushtojnë mjaftueshëm për ta bërë më të nevojshëm ndoshta çmontimin e avionit.

Fluturimi

Gjithçka ndodhi në fluturimin OS434 Palma de Mallorca (Spanjë)-Vjenë të dielën më 9 qershor. “Airbus A320” u ngrit nga aeroporti i ishullit në orën 15:56, sipas të dhënave të ofruara nga faqja gjurmuese “Flightradar24”.

Por pasi fluturoi mbi Itali, avioni u gjend në turbulenca dhe u godit nga një stuhi e madhe breshëri rreth 150 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit austriak. Komandanti dhe oficeri i parë shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërkuan përparësi në ulje.

Dëmet

Breshëri – që sipas pilotëve nuk ishte “parë” në monitorët në bord – shkaktoi disa dëmtime: ka thyer shtresën e jashtme të dritareve të kabinës (prandaj nuk pati humbje të presionit të avionit), shkatërroi hundën e avionit – ku ndodhet radari i motit – dhe gjithashtu shkaktoi dëme të tjera përgjatë trupit të avionit, pa nxjerrë jashtë funksionit megjithatë kontrollet dhe motorët kryesorë.

“Mayday”

Në veçanti, xhami i thyer në pjesën e jashtme i “verboi” efektivisht pilotët, të cilët, megjithatë, zakonisht zbarkuan në në aeroportin austriak përmes sistemit instrumental “ILS”, i cili u lejon atyre të zbresin në kushte me shikueshmëri të ulët.

“Airbusi”, pas një xhiroje të shkurtër në ajër duke pritur për një përmirësim të kushteve të motit dhe për të ekzaminuar me kujdes kontrollet kryesore, zbriti në orën 17:55 përgjatë pistës 11.

Reagimet

“Ndërsa afrohej në Vjenë, avioni përfundoi në një valë stuhie, e cila, sipas ekuipazhit të kabinës, nuk ishte e dukshme në radarin e motit,” shpjegon një zëdhënës i “Austrian Airlines.

“Sipas informacioneve fillestare, breshëri ka dëmtuar dy xhamat e përparmë të kabinës së avionit, hundën e avionit (“radome”) dhe disa panele. Për shkak të dëmtimeve, pilotët sinjalizuan kodin e sigurisë ‘Mayday’. Avioni arriti të ulej i sigurt në aeroportin e Vjenës”.

Megjithatë, rindërtimi i ofruar nga komandanti dhe oficeri i parë do të duhet të verifikohet nga autoritetet austriake të sigurisë ajrore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë