Prezantuesi i BBC, Michael Mosley u gjet i vdekur, dhjetë metra larg plazhit të Agia Marina në ishullin Symi, raportojnë mediat greke.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku i ishullit, Lefteris Papakalodoukas.
Raportohet se trupi i tij u identifikua nga pantallonat e shkurtra dhe bluza që kishte veshur. Ai është pikasur nga kamera e ERT, teksa ishte duke filmuar pamjet në det, në zonën po ku zhvilloheshin edhe hetimet.
Sipas kryebashkiakut të Symit, “kufoma u gjet në tokë 10 metra larg plazhit”.
“Burri kaloi të gjithë itinerarin, arriti në destinacionin e tij dhe 10 metra larg plazhit u rrëzua… Nuk di çfarë të them… 200 njerëz janë në këtë plazh çdo ditë dhe shumë varka shkojnë e vijnë çdo ditë”, tha kryebashkiaku për SKY.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




