Bota

Lirohen katër pengje izraelite në Gaza

Ushtria izraelite ka deklaruar se është arritur të shpëtohen 4 pengje izraelit në Nuseirat. Pengjet e liruara janë Noa Argamani (25 vjeç), Almog Meir Jan (21 vjeç), Andrey Kozlov (27 vjeç) dhe Shlomi Ziv (40 vjeç) të cilët u rrëmbyen nga Hamasi në festivalin muzikor "Nova" më 7 tetor 2023.

Pengjet u shpëtuan në dy lokacione të ndryshme në zemër të Nuseirat. Mësohet se janë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në qendrën mjekësore “Sheba” në Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë