Gazeta Si – Fushata elektorale për zgjedhjet evropiane përfundon me një episod të rëndë dhune ndaj kryeministres daneze, Mette Frederiksen, e cila u godit me grusht në rrugë në Kopenhagë.
Një burrë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, e ka sulmuar atë dhe është arrestuar menjëherë.
Sulmi është i fundit në serinë e dhunës politike, më e rënda e 15 majit kundër kryeministrit sllovak Robert Fico, i cili luftoi mes jetës dhe vdekjes pasi u qëllua disa here me armë zjarri.
Sulmi ndodhi në sheshin e tregut Kultorvet në fund të një dite në të cilën kryeministrja kishte mbështetur edhe kandidaten socialdemokrate në BE, Christel Schaldemose.
Kryeministrja 46-vjeçare është në krye të Partisë Socialdemokrate Daneze dhe në krye të një koalicioni të qendrës së majtë që prej qershorit 2019.
“Jam e shokuar”, ishin fjalët e saj të para ndërsa policia po heton ende shkaku i sulmit.
Qeveria daneze, por edhe kundërshtarët e saj, janë mbledhur rreth liderit të tyre. “Çdo sulm kundër një politikani të zgjedhur është një sulm ndaj gjithë demokracisë sonë”, shkroi ministri danez i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt.
Kolegu i tij i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha: “Danimarka nuk është e tillë. Le të mos sulmojmë kryeministren tonë”.
Sulmi ndaj kryeministres daneze është i fundit që ka ndodhur në tokën evropiane kundër një lideri politik, në funksion të zgjedhjeve europiane të së shtunës dhe të dielës.
Më 15 maj ishte radha e kryeministrit sllovak Robert Fico, i cili u plagos rëndë nga disa të shtëna me armë zjarri.
Ai iu nënshtrua operacioneve të shumta në spital dhe së fundmi u lirua nga kujdesi intensiv.
Në Gjermani, disa ditë më vonë, Mannheim ishte epiqendra e një sulmi të dyfishtë ndaj politikanëve të ekstremit të djathtë: dy ditë më parë kandidati komunal i AfD u sulmua ndërsa të premten e kaluar një 25-vjeçar afgan kishte plagosur gjashtë persona gjatë një mitingu të një lëvizje anti-islame e ekstremit të djathtë. Me atë rast një polic vdiq nga plagët e marra në pritë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




