Bota

Një ditë pas zgjedhjes së presidentes së parë grua, vritet një kryebashkiake në Meksikë

Gazeta Si – Një grua, kryetare bashkie e Cotija-s, një qytet në Meksikën perëndimore, u vra vetëm 24 orë pas zgjedhjes së presidentes së parë femër, Claudia Sheinbaum.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, të cilat raportojnë se Yolanda Sánchez Figueroa, e cila u rrëmbye në vitin 2023 në komunën e Zapopan dhe u lirua disa ditë më vonë.

Kryebashkiakja u rrëmbye shtatorin e kaluar, ndërsa ajo ishte duke bërë pazar në një qendër tregtare, ku makina e saj u bllokua nga njerëz të armatosur.

Tre ditë më vonë ajo u lirua dhe u gjet në një autobus pasagjerësh, pranë komunës së Vistahermosa. Figueroa dyshohet se u qëllua për vdekje, ndërsa ishte pranë sheshit kryesor të qytetit që ajo administron.

“Për të identifikuar ata që janë përgjegjës për ngjarjen, ka filluar një operacion sigurie i koordinuar me agjencitë federale”, – thuhet në profilin X të qeverisë së shtetit Casabella Michoacàn.

Disa orë më parë, Meksika kishte zgjedhur presidenten e parë grua në krye të shtetit. Claudia Sheinbaum ka arritur një fitore historike dërrmuese në zgjedhjet e së dielës, duke lënë pas ish kryebashkiakun e Nju Mesksikos, i cili fitoi 58 për qind të votave.

Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim Andrés Manuel López, më 1 tetor. Një ish-shkencëtare në fushën energjetike, ajo ka premtuar vazhdimësi, duke thënë se do të vazhdojë të ndërtojë suksesin mbi “përparimet” e bëra nga paraardhësi i saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë