Bota

Sulmi në Rafah mbledh me urgjencë OKB, 3 shtete njohin sot Palestinën

Nga Gazeta 'Si'-Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent sot për të diskutuar rreth sulmit vdekjeprurës izraelit në një kamp të zhvendosurish në qytetin jugor të Rafahut. Takimi u kërkua nga Algjeria.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antònio Guterres dënoi ashpër të hënën këtë ofensivë të Izraelit, ku mes dy ushtarakëve të Hamasit që ai pretendon se vrau, humbën jetën dhe dhjetëra civilë.

"Unë dënoj veprimet e Izraelit që vranë shumë civilë të pafajshëm që kërkonin vetëm strehim nga ky konflikt vdekjeprurës. Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Ky tmerr duhet të ndalet", tha Guterres në X.

Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se po kryen hetime për këtë “aksident tragjik”.

Shefi i Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, Martin Griffiths, ka thënë se përshkrimi i sulmit në Gazë si “gabim”, nuk do të thotë asgjë për personat e vrarë, ata që kanë humbur familjarë, dhe ata që po tentojnë të shpëtojnë.

Ndërkohë, Spanja, Norvegjia dhe Irlanda do të njohin sot zyrtarisht shtetin palestinez.

Liderët e këtyre vendeve pritet të zhvillojnë një konference për shtyp në Bruksel, siç njoftuan javën e kaluar, duke shkaktuar zemërim te qeveria izraelite.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë