Nga Gazeta ‘Si’-Tashmë është krijuar një panoramë më e qartë se si do të duket qeveria e re në Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, do të jetë drejtuesi i Alternativës, Afrim Gashi.
Referuar medias “Alsat”, përpos kryeparlamentarit, “Alternativa”, do të ketë edhe zv/ministrin e Arsimit dhe zv/ministrin për Bashkësi Etnike.
Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do të marrë postin e zv/kryeministrit të parë të Qeverisë, post që më herët i ka takuar Artan Grubit, Ministrinë e Ambientit dhe dy zv/ministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.
Lëvizja Besa do të udhëheqë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu Besës do t’i takojë edhe zv/ministri i Kulturës.
Arben Taravarit do t’i takojë Ministria e Shëndetësisë, zv/ministri i Mbrojtjes dhe zv/ministri i Bujqësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.