Gazeta Si – Policia franceze ka vrarë një person të armatosur, i cili po tentonte t’i vinte flakën një sinagoge në qytetin verior të Ruanit, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, më 17 maj.
“Policia kombëtare në Ruan mëngjesin e sotëm neutralizoi një person të armatosur, i cili qartësisht dëshironte t’i vinte flakën sinagogës së qytetit”, shkroi Darmanin në X, që më herët njihej si Twitter.
Agjencia AFP raportoi se një burim i ka thënë se personi i vrarë “ishte i armatosur me një thikë dhe shufër hekuri. Ai iu afrua policisë, e cila e qëlloi” për vdekje.
Policia tha se oficerët u alarmuan nga tymi që dilte nga sinagoga dhe kur mbërritën në vendngjarje, u gjendën ballë për ballë me burrin. “Ujku i vetmuar” u vërsul drejt oficerëve me një thikë dhe një shufër metalike, por një polic hapi zjarr dhe e vrau.
Franca ka komunitetin më të madh hebre në shtet pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Ky shtet, ka po ashtu komunitetin më të madh mysliman në Evropë.
Tensioni dhe zemërimi janë rritur në Francë për luftën në Gaza. Komunitetet më të mëdha hebreje dhe myslimane në Evropën Perëndimore jetojnë në Francë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




