Bota

Video / Makina përplas këmbësorët në Jeruzalem. Izraeli: Akt terrorist

Gazeta Si – Mëngjesin e kësaj të hëne, një makinë goditi disa këmbësorë në lagjen “Romema”, në veriperëndim të Jeruzalemit, Izrael.

Tre këmbësorë u plagosën, por ata nuk janë në gjendje të rëndë raportojnë mediat izrelite. Policia lokale e quajti sulm terrorist atë që ndodhi dhe tha se në makinë ndodheshin dy persona, të cilët kishin me vete një automatik dhe u larguan menjëherë më pas duke e lënë armën në rrugë.

Më pas të dy u fshehën në një dyqan aty pranë, ku policia i arrestoi. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur për momentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë