Pas përfundimit të çerekfinaleve në Kupat e Europës, futbolli italian është në festë. Nga sezoni i ardhshëm Serie A do të përfaqësohet me 5 ekipe në Champions League, ndërsa italianët kanë nisur të ëndërrojnë edhe për një ekip të gjashtë.
Gjithçka pas kualifikimit te Atalantës dhe Romës në gjysmëfinalet e Europa League, dhe suksesit te Fiorentinës në Conference League. Tre ekipe që luajnë për finalen në dy turnetë kontinentalë bënë që Serie A të marrë zyrtarisht kreun e renditje së UEFA-s.
Italianët kanë bërë dhe një tjetër skenar që mund ti përfaqësojë me 6 ekipe në Champions League. Kjo ndodh vetëm nëse Roma apo Atalanta arrijnë të bëjnë për vete trofeun e Europa League, duke u pozicionuar deri në vendin e pestë në Serie A.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




