Bota

Siguria jashtë gjykatës do të rivlerësohet / Kush është 37 vjeçari që i vuri flakën vetes kur po mbahej gjyqi ndaj Donald Trump  (foto)

Një burrë që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës në Manhattan, ku po mbahej gjyqi i ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur.

Maxwell Azzarello, 37 vjeç, e lau veten me lëng djegës përpara se të hidhte në ajër broshurat e teorisë së konspiracionit.

Kjo ndodhi kur përfundoi përzgjedhja e jurisë për gjyqin e zotit Trump.

Ai u dërgua në spital të premten në gjendje kritike, ku më vonë vdiq, konfirmoi CBS Neës.

Trump ishte në ndërtesë për të marrë pjesë në përzgjedhjen e jurisë.

Policia e Nju Jorkut tha herët të shtunën se zoti Azzarello u deklarua i vdekur nga stafi i spitalit, raportoi NBC.

Siguria e gjykatës nuk ishte shkelur nga incidenti i së premtes, thanë zyrtarët e emergjencës. Çështja, e cila sapo kishte përfunduar për përzgjedhjen alternative të jurisë, rifilloi më vonë pasdite.

Hetuesit thanë se kishin marrë një telefonatë urgjence rreth orës 13:30 me kohën lokale (18:30 BMT) duke u thënë atyre se një burrë I kishte vënë flakën vetes.

Ai ishte  Maxwell Azzarello, 37 vjeç, i cili kishte mbërritur në Nju Jork nga shtëpia e tij në Florida diku javën e kaluar. Ai nuk kishte precedentë penalë në Nju Jork dhe familja e tij në Florida nuk ishte në dijeni se ai kishte udhëtuar drejt Nju Yorkut.

Shefi i policisë së Nju Jorkut, Jeffrey Maddrey, tha se zoti Azzarello u pa "duke lëvizur" në park përpara se shfaqte pamfletet.

Pamfletet ishin "të bazuara në propagandë", tha shefi Maddrey, duke shtuar se ato kishin  lidhje me një "teori konspiracioni".

Kishte një prani masive të policisë jashtë gjykatës për shkak të gjyqit dhe oficerët vrapuan shpejt në park duke kërkuar  për një zjarrfikës.

Z. Azzarello u transportua me barelë teksa trupi i tij ishte djegur  shumë.

Dëshmitarja Julie Berman u tha gazetarëve: "E gjitha kjo ndodhi kaq shpejt... m'u deshën 20 sekonda për të kuptuar se çfarë po ndodhte."

Hetuesit e NYPD-së u panë më vonë duke mbledhur pamflete që zoti Azzarello i kishte shpërndarë përpara se të vetëdjegohej. Ata e kanë cilësuar zonën të sigurt.

Hetuesit janë ende duke intervistuar dëshmitarët dhe thanë se ai nuk dukej të thoshte asgjë para se t'i vinte flakën vetes.

Tre oficerë të NYPD dhe një oficer i gjykatës pësuan lëndime të lehta pasi ndihmuan në shuarjen e flakëve.

Zyrtarët thanë se tani do të rivlerësojnë sigurinë jashtë gjykatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë