Lajme

Vetting-u, KPK: Burimi i pasurisë së gjyqtares së Tiranës Manjola Xhaxho rezulton i saktë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka gjetur të pastër figurën e gjyqtares së Tiranës, Manjola Xhaxho.

Në seancën dëgjimore të së enjtes, KPK u shpreh se ka konstatuar së deklarimi i pasurisë së Xhaxhos rezulton i saktë. “Ka burim financiar të ligjshëm, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi”

KPK konstatoi se mungon deklarata e vitit 2006, por gjyqtarja sqaroi se ka qenë me studime. KPK njoftoi se gjyqtarja Xhaxho jeton në banesën e prindërve që ia kanë dhuruar në vitin 2011 dhe nga verifikimi del se ajo nuk ka pasuri tjetër.

Ndaj gjyqtares Manjola Xhaxho nuk ka asnjë masë disiplinore.

Xhaxho mbështeti gjetjet e KPK dhe kërkoi konfirmimin në detyrën e saj si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për gjyqtaren e Tiranës, Manjola Xhaxho më 14 maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë