Futboll

Egnatia i jep leksion Partizanit, dopieta e Montenegros thyen kampionët në fuqi

Gazeta Si – Ndeshjen më të rëndësishme të javës së 31-të të Superiores, atë mes Egnatias dhe Partizanit, e fitojnë 2-1 rrogozhinasit kryesues, të cilët thellojnë kështu diferencën me ndjekësit. Ndeshje shumë e mirë për skuadrën e Tetovës, kurse Partizani ka zhgënjyes përsëri, ashtu si ndaj Vllaznisë javën e kaluar.

Ndeshja nisi ashtu siç Egnatia do ta donte, me gol. Rrogozhinasit shënuan në rastin e parë të ndeshjes me Montenegro. Po ky lojtar dyfishoi pas gjysmë ore lojë, pas një aksioni individual spektakolar të Fernando.

Pas pushimit trajneri Orges Shehi bëri tri lëvizje të menjëhershme, duke hedhur në fushë Hadroin, Buxheljan dhe Skukën. Më vonë në fushë u fut edhe Taipi. Kur kishin mbetur 10 minuta lojë, Skuka rihapi ndeshjen, duke shënuar për Partizanin, por vetëm kaq.

Kampionët në fuqi mbeten në vend të tretë, në kuotën e 48 pikëve. Egnatia forcon pozitat në kreun e tabelës dhe njëkohësisht i bën një nder edhe Vllaznisë, që mban vendin e dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë